BE do ta ndihmojë Kosovën me 160 mil.€ për luftimin e pandemisë (video)

May 9, 2020
Apostolova-01

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët me rastin e 9 majit, Ditën e Evropës.

Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë COVID-19.

Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”, tha Apostolova.

Sipas saj, “vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë”, ka thënë ajo.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne