Boris Johnson i vë djalit emrin e mjekëve që e trajtuan nga CoVID-19

May 3, 2020
BORIS 01

Kryeministri britanik dhe partneria e tij kanë quajtur djalin e tyre Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. Emri i tij i mesëm Nicholas është për nder të dy mjekëve që trajtuan Boris Johnson nga Koronavirusi, muajin e kaluar.

Ditën e sotme, e fejuara e Boris, Carrie Symonds ka treguar emrin e djalit të tyre në llogarinë e saj “Instagram”.

“Wilfred është emri i gjyshit të Boris, Lawrie është emri i gjyshit tim, Nicholas është emri i  Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart – të dy mjekët që shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar. Faleminderit shumë, për ekipin e mrekullueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes aq mirë për ne. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Zemra ime është e mbushur”, shkruan në Carrie në postimin e saj.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne