Daçiq: OKB ta thotë fjalën e fundit për Kosovën

May 9, 2020
Dacic-01

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimin joformal të Këshillit të Sigurimit, ku ka folur edhe për çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Daçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Kosovën që përfshinë një kompromis.

Sipas tij, për procesin e dialogut duhet ta kenë fjalën përfundimtare Kombet e Bashkuar edhe Këshilli i Sigurimit, transmeton Gazeta Express.

“Serbai është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, dhe që për procesin e dialogut me Kosovën, fjalën finale duhet ta thonë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit”, ka thënë Daçiq.

Gjatë javës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka folur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se nuk do të pranojë të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se nëse serbët duan një gjë të tillë duhet të gjejnë një president tjetër.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne