E çuditshme, Realit ia urojnë titullin e kampionit

Kampionati i futbollit në Spanjë së shpejti do të vazhdojë, ndërsa paralajmërimet e para janë se do të rinisë në muajin qershor, me disa ndryshime të rregullave. E para ka të bëjë me zmadhimin e numrit të zëvendësimeve, nga 3 në 5, dhe mos përdorimin e sistemit VAR në La Liga.
Kjo e fundit solli reagime të ashpra në opinionin spanjoll, mes të cilëve me e përmendur është ajo e analistit sportiv, Kristobal Soria, që sulmoi Real Madridin.
“Urime Real Madridit për titullin e fituar,” ka shkruar gazetari, menjëherë pas lansimit e lajmit për largimin e mundshëm të sistemit “VAR”.