Hetimi i 53-milionëshit po vazhdon edhe në kohën e pandemisë

May 9, 2020
Autostrada-02

Puna në sistemin e drejtësisë është kufizuar për shkak të pandemisë, pasi që shumica e hetuesve policorë janë të angazhuar në menaxhimin e situatës, për pasojë pjesa më e madhe e hetimeve janë pezulluar.

Megjithatë, siç ka marrë vesh KOHA, kjo nuk vlen për hetimin e rastit të “faljes” së 53 milionë eurove të buxhetit të Kosovës konsorciumit “Bechtel-Enka”.

Angazhimin e një numri të caktuar të hetuesve policorë e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Disa prej zyrtarëve policorë janë duke e vazhduar punën e tyre në hetime të korrupsionit”, ka thënë ai, pa saktësuar se në cilat raste janë të angazhuar.

Përveç “53-milionëshit”, gazeta është njoftuar për hetimet që po bëhen edhe për dy raste të tjera të korrupsionit. Në Prokurorinë e Shtetit nuk janë përgjigjur për këtë çështje.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne