Kopshti përrallorë në Britani mori 38 vite për tu finalizuar

May 9, 2020
Parku 01

Një çift në pension ka ndërtuar një “kopsht magjik” e gjitha kjo falë vullnetit dhe kreativitetit të tyre, ndërsa duket edhe si kryevepra e këtij viti. Sipas mediave të huaja, Marie dhe Tony Newton, kanë shpenzuar më shumë se 15 mijë funte mbi 38 vjet, për ta shndërruar kopshtin në një “parajsë”.

Kopshti i tyre i vendosur në Walsall të West Midlands në Angli, ndryshe mori edhe emrin “Katër Stinët”. Ata pretendojnë se kanë mbjellë më shumë se 3,000 lule, pemë dhe shkurre.

Çifti së bashku me familjen e tyre, fëmijët dhe nipërit, kalojnë deri në dy orë në ditë duke mbajtur “gjallërinë e mrekulleshme”, për t’u kujdesur për bimët dhe shkurret. Vlen të ceket që përkushtimi i tyre është vlerësuar ndër vite, ndërsa  fituan edhe çmimin “Kopshti më i Mirë në Britani”.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne