Koronavirusi i ka sjellë edhe dëmtime psikologjike yllit të Juventusit

May 3, 2020
juventus

Ylli i Juventus, Matuidi, është një prej lojtarëve të parë që rezultoi pozitiv me koronavirus, në Serie A.

Francezi ka folur së fundmi për kohën që kaloi në karantinë, duke u shëruar nga koronavirusi. Ky virus duket se ka pasur edhe dëme psikike për lojtarin.

“Sinqerisht, ishte shumë e vështirë. Kur testova pozitiv, nuk mund të dilja as për të blerë gjëra. Më bëri psikotik”, ka thënë Matuidi.

“Ti gjithmonë provon të sigurohesh që nuk ka shumë njerëz afër teje, duhet të jeshë mentalisht i fortë. Do të marrë kohë, kjo është situatë e re për ne”, ka shtuar francezi.

“Nuk kisha simptoma por, sapo dëgjova të rejat, unë isha në shok. Isha në panik total, kisha frikë për familjen dhe shokët. Ishte e vështirë për ata, por unë i qetësoja. Nuk është kohë e mirë, ne vërtetë duam që kjo të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Pyes veten se çfarë do të ndodhë me fubollin dhe jetën e përditshme”, ka thënë ndër të tjerash Matuidi.

Matuidi ishte vetëm një nga tre lojtarët e infektuar te Juventus, bashkë me Paulo Dybala dhe Daniele Rugani.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne