Kurti bëri homazhe pranë varreve të heronjve Konushevcit e Malaj

May 9, 2020
Heronj-01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu bënë homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit e Dr. Hazir Malajt.

“I gjithë shekulli XX-të ishte shekull i rezistencës shqiptare. Ndonjëherë ishte legale, e shpesh ilegale. Kulmi i rezistencës ishte UÇK-ja. Formacioni me të cilin nuk u evitua përballja me armikun. Me UÇK-në, e drejta jonë politike u pajis edhe me forcë për zbatimin e kësaj të drejtë”, tha Kuti.

Ai th se Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ishin ndër të parët. “Kushdo që vinte pas tyre e kishte më kollaj. Ata iu rrekën pa pushim maleve që ndajnë fizikisht Kosovën prej Shqipërisë. Ata ishin vetë shpirti i kombit, që lufton gjeografinë e kombit. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ishin shumë të vetëdijshëm që epërsia morale dhe njerëzore ishin në anën e shqiptarëve”, tha kryeministri në detyrë.

“Atyre iu mungonte armatimi. Prandaj, ata dy jo vetëm që luftuan por edhe punuan për luftën. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj po bënin më shumë se luftë çlirimtare; po e mundësonin luftën çlirimtare”, tha në fund Kurti.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne