Leverkuseni, i bindur se Bundesliga do të rinisë në maj

May 3, 2020
bundesliga 91

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, e ka shprehur bindjen e tij se Bundesliga do të mundë t’i rinisë ndeshjet në maj.

Bundesliga ka qenë e pezulluar përkohësisht që nga 13 marsi shkaku i përhapjes së madhe të virusit Covid-19, që e ka ndërprerë futbollin pothuajse në gjithë botën. Megjithatë, liga elitare e futbollit në Gjermani duket se është më afër kthimit sesa ligat e tjera, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Bundesligës dhe Bundesligës 2 i kanë rinisur seancat stërvitore qysh gjatë muajit prill dhe drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka zbuluar se këto dy liga po shpresojnë t’i rinisin ndeshjet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Rinisja fillimisht ishte planifikuar të bëhej më 9 maj, mirëpo qeveria gjermane vendosi ta shtyjë këtë datë, për rreth deri në gjysmë të majit.

Megjithatë, Rolfes është i bindur se qeveria e përkrah planin e Bundesligës për t’i rinisur ndeshjet. “Gjëja më e rëndësishme është që në morëm reagime të mira nga politikanët për konceptin tonë për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. Qeveria thotë se ne mund ta arrijmë qëllimin tonë”, ka thënë Rolfes, për BBC.

“Në javën e ardhshme ne do të shohim se çfarë vendime do të merren. Nuk e di saktësisht se kur, mirëpo ne shpresojmë se do të luajmë në maj, në mes apo në fund të majit, nuk e dimë”


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne