Nga Shtetet e Bashkuara sot riatdhesohen 150 kosovarë

May 9, 2020
Aeroporti-01

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë pritet që sot të riatdhesohen 150 persona, të cilët kanë mbetur atje për shkak të pezullimit të trafikut ajror.

Ata sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit, ku do të qëndrojë vetëm 7 ditë.

IKSHPK-ja ka vendosur që punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur në karantinë dhe të bëhet testimi i tyre në ditën e shtatë pas arritjes.

Personat që konfirmohen pozitivë me koronavirus, por janë pa shenja klinike, është vendosur që të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre, e nëse kanë simptoma të rënda klinike, të hospitalizohen në Klinikën Infektive.

Ndërkaq ata të cilët konfirmohen negativë, rekomandohet të vetizolohen në shtëpi 14 ditë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne