Një arkitekt nga Prishtina ideon ulëse të reja neper shesh

Të paktën për një kohe, do të jetojmë ndryshe, nga ajo që kemi qenë duke jetuar para pandemisë CoVID-19.
Dhe kjo ndryshe do të na detyroj të mendojmë ide për t’i vënë në praktikë, e të cilat më pas edhe na largojnë nga izolimi, na ruajnë nga virusi dhe na e vazhdojnë dinamiken e jetës së perditshme në punë, kafe e sheshe.
Një arkitekt nga Prishtina, ka ideuar një formë ulëse të cilat sipas tij mund të vendosen në shesh dhe te tillat do të përdoren gjatë kohës kur kafet janë mbyllur dhe shërbejnë vetëm me vete, apo edhe kur kane pak tavolina në dispozicion. Këtë ide arkitekti e ka prezantuar në faqen e tij në Facebook dhe ka marrë mjaftë komente pozitive.