Thaçi: Kosova ka synim strategjik anëtarësimin në NATO dhe BE

May 9, 2020
Thaci-01

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Presidenti Hashim Thaçi tha të shtunën se Kosova ka synim strategjik anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Kosova si shtet i ri dhe sovran falënderon të gjitha shtetet evropiane që dhanë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë tonë. Kosova, pavarësisht sfidave, synim të vetëm strategjik ka orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO”, tha Thaçi, nëpërmes një postimi në Facebook.

Ai shtoi se u bënë 70 vjet që nga koha kur ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Evropian.

Kosova është vendi i vetëm që e ka festë zyrtare 9 Majin, Ditën e Evropës, ndërsa i vetmi vend në Evropë që ka regjim vizash në Zonën Shengen.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne