Kosova shënon fitore edhe kundër Luksemburgut
Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore si mysafire kundër Luksemburgut, me rezultat 84:80, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatit botëror 2023.
Deri te kjo fitore e rëndësishme Dardanet erdhën pas një loje shumë të vështirë dhe me përkrahjen e madhe të bashkatdhetarëve tanë.
Për Kosovën kjo ishte fitorja e dytë në kuadër të Grupit B, pasi të enjten e mposhtën Islandën në kryeqytet. Tashmë Dardanët kanë bërë një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër, pasi tutje kalojnë dy ekipet e para në renditje.
Drilon Hajrizi me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë te Kosova, ndërsa Erjon Kastrati kontribuoi me 19 pikë. Te Luksemburgu më efikasi ishte Clancy Rugg, i cili shënoi 30 pikë.