Arsenal fiton dramën ndaj Evertonit

Shkurt 24, 2020
Arsenal-01_878922

Arsenal ka arkëtuar tri pikë mjaft të rëndësishme në “Emirates” kundër Evertonit, me rezultat 3:2.

Ishte Calvert-Lewin që në minutën e parë të ndeshjes zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 26-të Nketiah barazoi rezultatin, ndërsa pas tetë minutave Aubameyang kaloi vendasit për herë të parë në epërsi, derisa Richarlison në minutat shtesë të pjesës së parë (45+4) barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë ishte Aubameyang që në minutën e 46-të i dha fitoren Arsenalit. Pas kësaj fitore, Arsenal ngritët në pozitën e nëntë me 37 pikë, ndërsa Everton renditët në pozitën e 11-të me 36 pikë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne