Xhaka thotë se Arteta ia ka kthyer lumturinë

Shkurt 23, 2020
granit-xhaka-mikel-arteta-arsenal_nsb3vuc70r361hr6xv67yfhmk-600x360_348283

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka pranuar se trajneri Mikel Arteta e kishte bindur të qëndrojë në klub dhe thotë se, falë tij, tani ndihet i lumtur duke e bërë atë që i pëlqen më së shumti; të luajë futboll për ekipin e “Topçinjve”.

Yllit shqiptar të Kombëtares së Zvicrës iu mor shiriti i kapitenit pas një zënke me tifozët e Arsenalit gjatë një ndeshjeje me Crystal Palace në tetor, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, Xhaka kishte arritur marrëveshje me klubin nga Bundesliga, Hertha Berlin, për t’u transferuar në janar, por kalimi i tij dështoi.

Pasi ishte lënë jashtë nga Unai Emery, Xhaka së pari u rifut në ekip nga trajneri i përkohshëm Freddie Ljungberg, para se Arteta të vinte në postin e trajnerit dhe ta theksonte rëndësisë në shqiptarit për Arsenalin.

“Tani më duhet të buzëqesh paksa, sepse jam shumë, shumë i lumtur që jam kthyer dhe po e shijoj atë që e dua më së shumti: të luaj për këtë klub dhe të luaj futboll”, tha Xhaka.

“E pata një takim shumë, shumë të mirë me atë (Artetan), tri ditë pasi ai erdhi në klub. Ai m’i tha shumë gjëra dhe unë isha shumë i hapur me të, siç ishte edhe ai shumë i hapur me mua”, shtoi 27-vjeçari.

“Dhe tani të jemi këtu, të dy shumë të lumtur për ta çuar këtë klub aty ku e ka vendin”, theksoi shqiptari.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne