Haradinaj: Kosova vendi i parë në Evropë me ideale euroatlantike

May 9, 2020
Haradinaj-01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Evropës.

Ai ka shkruar se nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova.

Haradinaj ka potencuar se integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike nuk është thjeshtë një ëndërr, por emri i dytë i ekzistencës së Kosovës.

“Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizioni i saj i palëkundur mbetet anëtarësimi në BE, si shtëpi e përbashkët. Integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike nuk është thjeshtë një ëndërr, por emri i dytë i ekzistencës sonë. Urime Evropë”, ka shkruar Haradinaj.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne