Tyler Cameron sqaron se nuk është babai i fëmijës së Gigi Hadid

Ditë më parë është bërë e ditur shtatzënia e modeles Gigi Hadid me të dashurin e saj, Zayn Malik. Por, para kësaj ajo kishte qenë në një lidhje dashurie me Tyler Cameron, e që ka bërë fansat të pretendojnë se ky i fundit mund të jetë babai biologjik i fëmijës, shkruan Daily Mail, transmeton Objektiv.
Mirëpo, Tyler ka sqaruar se ai nuk është babai i fëmijës së modeles, ndërsa ka komplimentuar aftësinë e saj të të bërit nënë.
“Unë jam i ngazëllyer për të. Jam i lumtur për të. Ajo do të jetë një nënë e shkëlqyeshme”, ka deklaruar Tyler.
Ai gjithashtu mohoi se foshnja është e tij, duke thënë: “Jo, jo, por ajo do të jetë nëna më e shkëlqyer. Ajo është një person i dashur dhe i mahnitshëm”.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi zyrtarisht se ishin çift, Gigi dhe Cameron raportohet se ishin së bashku në fund të vitit të kaluar.