Në trevjetorin e lindjes së Tianit, Tuna me fotosesion të veçantë

May 3, 2020
tuna 01

Ditën e djeshme (e shtunë) ka qenë një ditë mjaft e rëndësishme për këngëtaren e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu. Kjo ngase djali i saj, Tiani, ka festuar ditëlindjen e tretë.

Me ç’rast artistja e njohur ka realizuar një set të veçantë fotografik me djalin dhe bashkëshortin e saj Patris Berisha, teksa shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në kolazhin e një sërë imazhesh, biondja ka arritur të marrë vëmendje me dukjen e saj unike.

“Tian Patris”, ka qenë përshkrimi krahas fotografive. Ndërkohë, urimet e shumta nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e këngëtares Sejdiu.

Tuna përndryshe që një kohë të gjatë është në lidhje me instrumentistin e njohur njëherësh vëllain e këngëtarit Robert Berisha, gjersa dyshja së bashku kanë vetëm një djalë.

View this post on Instagram

??

A post shared by ???? (@tunasejdi) on

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne