Qëndroi 44 vjet në burg, vdes nga CoViD-19 pak para lirimit

May 3, 2020
Burgu 01

 

Një i burgosur në Michigan, që do lirohej brenda disa jave pasi që ka qëndruar gati 44 vjet në burg, ka vdekur nga CoViD-19, kanë thënë zyrtarët e burgut. I ndjeri, William Garrison, ka pasur mundësi që të lirohej në fillim të vitit, por ka vendosur që të përfundojë dënimin e tij në mënyrë që të lirohet pa mbikqyrje.

Garrison ka qenë 60 vjeç dhe ka qenë në burg që nga mosha 16 vjeçare. Ai ishte dënuar për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje të armatosur në vitin 1976.

Departamenti për Korrigjim i Michigan-it i kishte ofruar lirim me kusht Garrison-it gjatë këtij viti, por ky i fundit kishe “refuzuar që të lë burgun”, sipas zëdhënësit Chris Gautz.

“Ai nuk dëshironte që të lirohej me kusht, ai donte që të priste dhe të dilte nga burgu plotësisht i lirë nga mbikqyrja në shtator,” tha Gautz.

Departamenti i kishte ofruar lirim me kusht edhe para tri jave, pasi që mosha e tij e bënte më të ndjeshëm ndaj CoViD-19, dhe Garrison kishte pranuar. Departamenti kishte kërkuar nga prokurorët që të lironin Garrison pa periudhën e detyrueshme për pritje prej 28 ditësh për ta liruar një të burgosur, pas vendimit për lirim. Por Garrison vdiq 5 ditë pasi që Departamenti i shtroi këtë kërkesë prokurorëve, me 13 prill, para se zyra e prokurorit t’i përgjigjej kërkesës.

Gautz ka deklaruar që Garrison nuk ishte ankuar nga dhimbje deri para pak kohe para vdekjes, dhe nuk kishte raportuar simptoma të CoViD-19. Një test pas vdekjes së tij ka konfrimuar që ai kishte qenë i infektuar me virusin.

Përderisa Gauz në emër të Departamentit dhe burgut po thotë që kanë bërë “gjithçka” për ta nxjerrë prej burgut dhe për ta ndihmuar Garrison, motra e të ndjerit ka deklaruar që stafi i burgut ka mundur të bëjë më shumë për të dhe që një burr nga burgu i ka treguar që shoku i qelisë së Garrison kishte qenë i sëmurë disa ditë para se Garrison të vdiste.

Deri më tani rreth 17 të burgosur kanë vdekur nga sëmundja në Michigan dhe më shumë se 520 kanë rezultuar pozitivë me CoViD-19.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: info@kosovain.eu


Për ne